Partia e Merkelit mposhtet edhe në Berlin

Bota September 18, 2016 - 23:44

Konservatorët e kancelares gjermane Angela Merkel pësuan goditjen e dytë zgjedhore, këtë herë në Berlin. CDU realizoi në kryeqytetin gjerman performancen më të dobët zgjedhore që nga viti 1990.

Votuesit këtë herë i kthyen shpresat e tyre nga Alternativa kundër Emigrantëve e cila me këtë përqindje përkrahësish që ka marrë, do të hyjë ne asamblenë e 10 rajonale të 16 shteteve në vend.

Reagimi i ashpër kundër politikës së Merkel, një nga lideret më të fuqishme të Europës, ka ngritur pyetjen nëse ajo do të vijojë të mbajë mandatin e katërt vitin e ardhshëm.

Partia e kancelares vjen nga një disfatë për shkak se dështoi në raundin e mëparshëm zgjedhor në shtetin verilindor të Gjermanisë, duke u renditur e treta. Merkel madje ka hequr dorë nga slogani i saj i fushatës “Ne mundemi t’ia dalim”, transmeton TCh.

“Është bërë një slogan i thjeshtë, një formulë pothuajse e pakuptimtë”, tha Merkel në një intervistë për një gazetë gjermane. “Qëllimi im nuk është të provokoj njerëzit por t’i inspiroj dhe aspak të irritojë ata”.