Sulm i armatosur në SHBA, 5 të vdekur

Bota September 25, 2016 - 00:40

Si pasojë e hapjes së zjarrit në një qendër tregtare që gjendet afërsisht 100 km nga Seattle, kanë humbur jetën pesë persona.

Njoftohet se është rritur në 5 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të armatosur të ndodhur në Washington të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i Qendrës Operative Emergjente në rajonin Skagit ka theksuar se një person i pa identifikuar i gjinisë mashkullore ka humbur jetën në spitalin ku ai u dërgua pasi u plagos si pasojë e të shtënave në orët para të mëngjesit në Qendrën Tregtare Cascade në Burlington.