'Lufta e Tretë Botërore do të jetë shumë e shpejtë'

Bota October 05, 2016 - 21:25

Është një vizion i tmerrshëm i luftës – dhe një luftë ndryshe nga çdo luftë tjetër që ka ndodhur më parë.

Shefat e Ushtrisë Amerikane kanë zbuluar parashikimet e tyre rreth një konflikti të madh, duke thënë se lufta mes shteteve në njëfarë pike në të ardhmen është “pothuajse e sigurt”. 

Inteligjenca artificiale dhe armët e mençura do të vendoseshin në front – me “shtetet moderne që do të vepronin në mënyrë shumë agresive”, thonë ata, transmeton Gazeta Express.

“Një konflikt i mundshëm në të ardhmen e afërt do të jetë jashtëzakonisht vdekjeprurës dhe i shpejtë, dhe ne nuk e zotërojmë kohëmatësin”, tha Maj. Gen. William Hix në një takim vjetor të Shoqatës së Ushtrisë Amerikane në Uashington, thuhet sipas Defence One.

“Shpejtësia e ngjarjeve me shumë gjasë do t’i sforcojë aftësitë tona njerëzore”, tha Hix. Kina dhe Rusia kanë ushtri konvencionale masive që janë duke u bërë gjithnjë e më teknologjike – duke e detyruar Pentagonin që të mendojë dhe të përgatitet për “dhunë në një shkallë që Ushtria Amerikane nuk e ka parë që nga Korea”, tha Hix.