Erdogani e quan Hillary Clinton-in fillestare në politikë

Bota October 12, 2016 - 14:27

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka lënë të kuptohet sot se Turqia do t’i vonojë ekstradimet e kriminelëve në Shtetet e Bashkuara, për aq gjatë sa kleriku mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, nuk ekstradohet në Turqi.

Ankara e fajëson Gulenin për puçin e dështuar ushtarak më 15 korrik, transmeton Express.

Për më tepër, Erdogan i është vërsulur edhe kandidates demokrate për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, duke e quajtur fillestare në politikë, sepse ajo kishte sugjeruar se do të konsideronte armatimin e milicisë kurde në Siri, të cilën Turqia e konsideron grup terrorist.

Turqia është e inatosur me, siç thotë ajo, ngurrimin e SHBA-ve për ta ekstraduar Gulenin.

Në anën tjetër, Gulen mohon çfarëdo përfshirje në puç.