Trumpit i shpërthen një skandal i ri

Bota October 12, 2016 - 18:08

Ish mis Arizona, Tasha Dixon, ka thënë se kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, dikur futej drejt e në dhomën e zhveshjeve të modeleve garuese gjersa ato ishin të zhveshura, ose gjysmë të zhveshura.

Tasha ishte 18-vjeçare kur konkurroi për Mis Amerika, duke e fituar kurorën shtetërore, transmeton Express.

“Për herë të parë e njohën atë (Trump-in) kur ne ishin në dhomën e veshjeve dhe ishin gjysmë të zhveshura duke i veshur bikinit,” ka ajo për CBS.

“Ai thjesht u fut brenda. Nuk na dha afat për të vënë ndonjë rrogë mbi trup. Disa vajza ishin krejtësisht të zhveshura,” tregoi ajo.

Ai ka shtuar se njerëzit që punonin për Trumpin u bënin presion modeleve që të mundoheshin ta kënaqnin Trumpin, të shkonin të ai për t’i folur, si dhe të tentonin t’ia terheqnin vëmendjen atij gjersa ishin gjysmë të zhveshura.