103 vjeçarja: Do të jetoj derisa Clinton të bëhet Presidente

Bota November 02, 2016 - 22:11

103 vjeçarja, Ruline Steininger, ndjen që ka shumë pak kohë për të humbur.

Kjo është arsyeja pse Steininger në shtator u bë një ndër personat e parë në shtetin e saj që votoi për kandidaten demokrate për Presidente të SHBA-së, Hillary Clinton.

Ajo është një hap afër realizimit të dëshirës, që të jetë gjallë kur Clinton do e bëjë historinë në nëntor, transmeton Klan Kosova.

Në një takim të shkrutër në prapaskenë me Clinton në Iowa, 103 vjeçarja ka thënë se populli do e bëjë atë presidente.

“Ne do të të dërgojmë në Shtëpinë e Bardhë”.

“Do të të ndihmoj në të gjitha mënyrat. Do do votoj sot”.

“Nuk do i lë asgjë rastësisë. Kur je 103 vjeçe çdo minutë ka vlerë”, është shprehur Steininger.

Ajo gjithashtu e ka uruar Clinton për debatin e parë kundër Donald Trump.

Steininger ka lindur në vitin 1913 pak para Luftës së Parë Botërore – kur gratë nuk lejoheshin të votojnë.

Me pasionin për politikë, Steininger ka votuar gjithmonë që nga viti 1936 e për herë të parë ka votuar për Franklin D.Roosevelt.

Ajo është shprehur se duhet të jetojë deri në ditën e zgjedhjeve.

“Më duhet të jetojë. Pasi ajo të zgjedhet mund të vdes nëse dua, por do të jetojë derisa ajo të zgjedhet presidente”.

Në një tubim në shtator në Ioëa, Clinton kishte shprehur falënderimin që Steininger e përkrah atë.

“Është një nder i madh që ajo më përkrah. Jam e nderuar që ajo do të votoj sot në mënyrë që vota e saj të numërohet”, kishte thënë Clinton.