Papa Françesku mban meshë në Vatikan për të burgosurit (Foto)

Bota November 06, 2016 - 20:03

Papa Françesku ka mbajtur sot një meshë për 1.000 të burgosur në Vatikan, ku u ka thënë atyre që të mos e humbasin shpresën asnjëherë.

Të burgosurit vinin nga 12 vende të botës. Ndërkohë, rreth 300 njerëz kanë marrë pjesë në meshë, transmeton Express.

Papa rregullisht i viziton të burgosurit, por kjo është hera e parë që kaq shumë të burgosur janë pritur në Vatikan.

Papa, po ashtu u ka bërë thirrje liderëve politikë që të respektojnë dinjitetin e të burgosurve, si dhe t’iu ofrojnë atyre amnisti kurdo që është e mundur, e për më tepër ta shfuqizojnë dënimin me vdekje.

“Më lejoni t’ju them se çdo herë që vizitoj burgun, e pyes veten ‘Pse ata e jo unë?’ Çdo kush ka mundësi të gabojë, çdokush. Të gjithë ne kemi bërë gabime,” ka thënë Papa.

Ai u ka bërë thirrje të burgosurve që të mos e humbasin shpresën.

“Shpresa është dhuratë nga Zoti. Natyrisht që të shkelës ligjin do të thotë të paguash për atë, dhe ta humbasësh lirinë është pjesa më e keqe të kalosh kohën, sepse të prekë thellësisht. Në të njëjtën kohë, shpresa nuk duhet lëkundet,” ka thënë ai.

Image