FBI mbaron hetimin: Hillary Clinton, e pafajshme

Bota November 06, 2016 - 21:56

FBI nuk ka gjetur prova të krimeve në hulumtimin e fundit që i ka bërë e-maileve të kandidates për Presidente të SHBA-së, Hillary Clinton.

Në një letër drejt Kongresit, drejtori i Byrosë Federale James Comey ka thënë se kjo agjenci i ka dhënë fund hetimeve dhe nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e saj.

Në korrik, ai kishte thënë se Clinton ishte e pakujdesshme, por nuk kishte bërë asnjë krim me materialet sensitive në e-mailin e saj privat sa ishte sekretare e shtetit.

Çështja ishte ngritur përsëri kur u gjetën “prova” të reja në e-mail.

“Duke u bazuar në hulumtimet tona, nuk kemi ndryshuar asgjë në konkluzionet që kemi shprehur në korrik”, ka thënë Comey në letrën dërguar Kongresit.

SHBA-ja voton të martën për presidentin e ri.