Njihuni me familjen e presidentit amerikan Donald Trump

Bota November 09, 2016 - 22:04

Presidenti më i ri i SHBA-ve, Donald Trump ka mbajtur fjalimin e tij të fitores në një sallë në New York i rrethuar nga gruaja e tij dhe familja e “zgjeruar”.

Pra kush e janë ata që e përbëjnë familjen më të re të Shteteve të Bashkuara?

1.Barron Trump është fëmija i vetëm nga martesa e tanishme me Melania.

Edhe pse ai ka bërë paraqitje të shkurtra në fillim të fushatës, 10 vjeçari është mbajtur kryesisht jashtë qendrës së vëmendjes.

2.Melania Trump, një ish-modele e lindur në Slloveni e cila u martua me Trump në janar të vitit 2005.

Në korrik 2016 ajo bëri bujë pasi ka kishte bërë një fjalim në Konventën Kombëtare Republikane, në të cilën ajo u akuzua për plagjiaturë.

Fjalimi i saj ishte i njëjtë si Michelle Obama që e kishte realizuar në vitin 2008.

3.Jared Kushner është burri i Ivankas, vajzës së madhe të Donald Trump.

Kushner ka qenë pronari i gazetës javore Observer në Nrë York për 10 vjet.

4.Ivanka Trump është ndoshta fëmija më i njohur i Donald Trump, vajza e vetme e martesës së tij me Ivanën gruan e tij të parë.

5.Tiffany Trump është e bija e Donald Trump nga gruaja e dytë e tij Marla Maples, një ish-aktore.

6.Vanessa Trump u martua me Donald Trump në nëntor të vitit 2005. Çifti ka pesë fëmijë të vegjël duke përfshirë 8-vjeçarin, Kai.

7.Kai Trump është fëmija më i madh i Vanesës dhe Trump.

8.Donald Trump Jr është djali më i madh i Trump nga martesa e tij e parë me Ivanan.

9.Eric Trump është fëmija i tretë i martesës së Trump me Ivanan. Ashtu si vëllezërit e motrat e tij, ai është gjithashtu një zëvendës-president ekzekutiv i Organizatës Trump.

10.Lara Yunaska, një ish-producente e cila u martua medjalin e Trump, Eric në vitin 2014.