Lamtumira emocionale e Hillary Clintonit, fjalimi i krenarisë dhe trishtimit (Video&Foto)

Bota November 09, 2016 - 23:25

E emocionuar, por ajo pranoj publikisht rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Është Hillary Clinton, ajo që sot mbajti fjalimin e saj të fundir duke ju drejtuar votuesve të saj, popullit amerikan, por edhe gjithë botës që ta pranojnë Donald Trumpin si president të SHBA-vë.

“Donald Trump do të jetë presidenti ynë. Ne i detyrohemi atij dhe duhet t’i japim një mundësinë për të udhëhequr”, tha ajo, transmeton lajmi.net.

“Unë shpresoj se ai do të jetë president i suksesshëm për të gjithë amerikanët.”

Edhe sot, si çdo herë tjetër, Hillary ishte e shoqëruar nga burri i saj Bill dhe bija, Chelsea, dhe mijëra qytetarë amerikanë.

Edhe pse Hillary nuk arriti të bëhet femra e parë president e Shteteve të Bashkuara, ajo ka arritur edhe sot të shfaqë madheshtinë e saj.

Këtë e dëshmojnë më së miri emocionet që përçoi gjatë gjithë fushatës, por edhe sot në organizimin e fundit.

Ja disa nga momentet kryesore të fjalimit të Hillaryt.