Stafi i Trump flet për Kosovën

Bota November 12, 2016 - 21:57

Politika amerikane karshi Kosovës nuk pritet të ndryshojë pavarësisht ardhjes në pushtet të Donald Trump i cili ka lënë të nënkuptohet se do të ketë raporte të mira me Rusinë.

Dje në një konferencë me gazetarë të stafit të Trump, një gazetar rus ka pyetur se cila do të jetë çasja amerikane karshi Kosovës. Dhe përgjigja e njërit prej këshilltarëve të Trump ka lënë të nënkuptohet se politika e jashtme amerikane gjatë katër viteve të ardhshme nuk është se do ta ketë Kosovën në krye të agjendës, transmeton gazetametro.net.

“Çeshtja e Kosoves do të trajtohet ashtu siç është trajtuar deri tash. Do ti ndihmojmë ata të vendosin për veten e tyre për të ardhmen. Ne kemi probleme më të mëdha për tu marrë nëpër botë”, ka qenë përgjigja e këshilltarit të Trump në pyetjen e gazetarit rus, në konferencën që ka zgjatur rreth tre orë e gjysmë.