Melania Trump nuk do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë

Bota November 20, 2016 - 21:19

Melania dhe djali i saj Barron Trump nuk do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Raportohet se ata do të vijojnë të qëndrojnë në “Trump Tower” derisa 10-vjeçari të përfundojë vitin shkollor.

Melania do të udhëtojë drejt Uashington D.C. sa herë të jetë e nevojshme dhe pritet që Donald Trump të shpenzojë shumë kohë në shtëpinë e tij në Manhattan, transmeton Shqip.

Ish-modelja ka deklaruar se i biri ka kaluar një kohë të vështirë gjatë fushatës së të atit dhe për këtë arsye ka vendosur që të mos lëvizë derisa Barron të përfundojë vitin shkollor.

Image