Në Iran paraqitet virusi i rrezikshmërisë të lartë H5N8

Bota November 21, 2016 - 20:48

Irani ka njoftuar se në dy ferma në rajonin e Teheranit është paraqitur virusi i rrezikshmërisë së lartë, virusi i gripit të shpezëve H5N8.

Këtë sot e ka bërë të ditur Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE) me seli në Paris, e cila ka cituar raporton e Ministrisë iraniane të bujqësisë, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Thuhet se nga virusi deri tash kanë pësuar rreth 5600 zogj, nga 283 mijë sa ka në këtë fermë.

“Aktualisht po bëhen hetime për ta gjetur burimin e infeksionit, në mënyrë që të zbulohet se sa është përhapur ky lloj i virusit”, thuhet në raport.

Reuters sqaron se virusi H5N8 asnjëherë nuk është gjetur tek njerëzit, por infeksioni ka qenë ndërmjet zogjve të egër dhe atyre në ferma në disa vende evropiane dhe në Izrael në disa javët e fundit.