Fukushima: Tërmet i fuqishëm, arrin cunami

Bota November 21, 2016 - 23:19

Tërmet i shkallës 7.3 të Rihterit është shënuar në detin afër ishullit të Japonisë, ndërsa është dhënë edhe paralajmërimi për cunami dhe valë në lartësi tri metra.

Sipas mediave japoneze, cunami është nisur drejt prefekturës së Fukushimas, ku gjendet edhe centrali i madh bërthamor.

Reuters transmeton pohimet e Institutit amerikane të Gjeologjisë se tërmeti ka qenë rreth 67 kilimetra në verilindje nga Ivakia, në thellës prej 10 kilometrash, kurse TASS njofton se është goditur prefektura e Fukushimas dhe të dhënat për lëvizjen e cunameve, transmeton lajmi.net.

Agjencia ruse thekson se kompania nga Tokio që merret me energji elektrike (TEPCO) po kontrollon nëse ka pasoja në centralin bërthamor Fukushima-1 NPP.

“Deri me tash nuk kemi arritur të shohim diçka të jashtëzakonshme”, thekson TEPCO.

Të kujtojmë se nga tërmeti i fuqishëm i cili kishte goditur Japoninë në vitin 2011 ishte shkaktuar cunami.

Nga ky cunami mbetën të vdekur 16 mijë njerëz, kurse 2500 ende rezultojnë të zhdukur.