Turqi: Rikthehen në punë 6 mijë mësues të suspenduar pas puçit

Bota November 25, 2016 - 22:43

Më shumë se 6 000 mësues turq që ishin suspenduar pas puçit të dështuar në korrik janë rikthyer në funksionet e tyre, njoftoi sot Ministria turke e Arsimit.

Gjithsej, 6 007 mësues që ishin suspenduar për shkak se dyshoheshin të kishin lidhje me organizata terroriste janë rikthyer në postet e tyre”, deklaroi Ministria.

Autoritetet turke kanë akuzuar klerikun turk Fetullah Gulen se qëndron prapa puçit të dështuar ushtarak të korrikut. Ai ka mohuar të gjitha akuzat.