Egjipti përgënjeshtron praninë ushtarake në Siri

Bota November 27, 2016 - 20:22
Egjipti përgënjeshtroi sot informacionet e shtypit përsa i përket një pranie ushtarake në Siri, disa ditë pas mbështetjes së shprehur nga presidenti Abdel Fattah al-Sissi për ushtrinë e Damaskut.

E përditshmja libaneze “As-Safir” kishte konfirmuar në artikullin e saj të së enjtes se një njësi prej 18 pilotësh të ushtrisë egjiptiane ndodhej në një bazë ushtarake në Hama, në pjesën qendrore të Sirisë, pa dhënë detaje nëse ata po merrnin pjesë në luftime, transmeton atsh.

Zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme, Ahmed Bou Yazid përgënjeshtroi sot informacionet e disa gazetave arabe përsa i përket pranisë ushtarake egjiptiane në territorin sirian”, sipas një komunikate.