Rrëzohet helikopteri, pesë të vdekur

Bota November 27, 2016 - 22:23

Raportohet se nga rrëzimi i një helikopteri të Iranit në një platformë të naftës në Detin Kaspik, janë vrarë të pesë anëtarët e ekuipazhit.

Ky helikopter, që është rrëzuar mbrëmë vonë, i takonte ministrisë së naftës së Iranit dhe ishte duke e bartur një inxhinier gjerman;, që ishte i sëmurë nga zemra, për ta dërguar në spital, ka raportuar agjencia DPA, duke u mbështetur në mediat iraniane.

Nuk dihet shkaku i përplasjes.

Sipas raporteve, deri tash janë gjetur tre trupa të pajetë.