Të shtëna në SHBA, 1 i vrarë dhe 9 të plagosur

Bota November 27, 2016 - 23:54
Atmosferën e festave në New Orleans të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e prishen disa të shtëna me armë të cilat i kushtuan jetën një personi dhe plagosën 9 të tjerë.

Askush nuk e di ende përse agresori hapi zjarr në njl nga rrugët më të famshme të qytetit, Bourbon, lagjen historike franceze.

Tashmë policia ka vënë në pranga 2 persona, njëri prej tyre është pjesë e të lënduarve.

Prezenca e policisë në zonë ishte e madhe në kohën e incidentit pasi po zhvillohej një lojë futbolli dhe ata po monitoronin situatën.

“Ajo që ne dimë deri tani është se personat të cilët u kthyen në objektiv të këtij sulmi ishin nga mosha 20 deri në 37 vjeç. Dy femra, tetë meshkuj, njëri prej të cilëve nderroi jetë në spital. Ne nuk kemi informacion të metejshëm mbi atë që ka ndodhur. Zona është më e preferuara për turistët pasi ndodhen lokale dhe dyqane të shumta. Ky është incidenti i dytë që ndodh në më pak se tre vjet. Në qershor të vitit 2014, një studente humbi jetën dhe nëntë persona të tjerë u plagosën rëndë pasi ranë pre e një sulmi me armë zjarri rreth pesë blloqe larg incidentit aktual”, u shpreh Michael Harrison.