Trump-i fiton edhe në Michigan, konfirmohet fitorja e thellë kundrejt Hillary-t

Bota November 28, 2016 - 23:27

Republikani Donald Trump i ka fituar zgjedhjet presidenciale edhe në shtetin Michigan, ka njoftuar sot komisioni zgjedhor i këtij shteti federal pas rinumërimit të votave, ndërsa duke ju falënderuar kësaj fitoreje, Trump ka zgjidhej 306 vota elektorale, transmeton Reuters.

Votimi në Michigan ka qenë i paqartë, kurse disa media të hënën nuk kanë dashur ta shpallin fituesin, transmeton lajmi.net.

Rezultatet përfundimtare kanë konfirmuar se Trump ka fituar 10 mijë e 704 vota më shumë se kandidatja demokrate, Hillary Clinton, kurse kjo fitore ia ka sjell atij edhe 16 vota elektorale.

Clinton ka gjithsej 232 vota elektorale.

Sipas sistemit të votimit në SHBA në 50 shtete mund të grumbullohen 538 vota elektorale, kurse për fitore mjaftojnë 270.

Sipas rezultateve, Clinton ka fituar në 19 shtete dhe rrethin e Kolumbias, kurse Trump në 30 shtete.

 

Image