Kjo fotografi është dëshmi se si Hillary ishte e sigurt në fitoren e saj

Bota December 02, 2016 - 21:19

Më 7 nëntor, vetëm një ditë para se Donlad Trump të korrte fitoren e shekullit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Hillary Clinton kishte nënshkruar disa kopje të “Newsweek”, revistë kjo që në ballinë kishte vendosur fotografinë e saj të buzëqeshur dhe me titullin “Madam President”.

Megjithatë, një parashikim i tillë asnjëherë nuk u realizua…

Në fotografitë që janë publikuar në mediat amerikane, Hillary dukej e sigurt në fitoren e saj, pasi që është kapur duke nënshkruar në ballinën e “Newsweek”.

Është e zakonshme që revistat paraprakisht të shtypin disa kopje me fituesit potencial nga të dy kampet, transmeton lajmi.net.

Siç kishin treguar shumica e anketave se Hillary do të fitonte bindshëm, “Newsweek” paraprakisht kishte shtypur 125.000 ekzemplarë me fotografinë e sak në ballinë. Disa nga këto ballina kanë rrjedhur në publik. /Lajmi.net/

Image