Lirohen pengjet në Paris (Video)

Bota December 02, 2016 - 23:17

Rreth orës 19:30 u raportua se në kryeqytetin francez, në Paris një person i armatosur ka marrë peng gjashtë persona. Ngjarja ka ndodhur afër një agjencie të udhëtimeve, transmeton Express. Policia franceze ka arritur që të lirojë pengjet

Pasi forcat speciale dhe negociatorët rrethuan bulevardin Massena në jug të Parisit ku po mbaheshin pengjet nga një i armatosur, për më shumë se një orë, bëhet e ditur se pengjet u liruan.

Lirimi i pengjeve ndodhi rreth orën 21:00 sipas kohës lokale, ndërsa pengmarrësi u largua i armatosur.

Policia është në kërkim të të dyshuarit.

Kryeqyteti francez ka qenë njëri ndër caqet kryesore të sulmeve terroriste në Evropë. /Express/