'Shteti Islamik është i copëtuar, po shpërbëhet'

Bota December 05, 2016 - 23:44
Forcat libiane kanë marrë kontrollin e plotë të Sirte, një qytet që e mbanin xhihadistët e Shtetit Islamik, thanë zyrtarët libianë.

“Forcat tona kanë kontroll të plotë të Sirte” pas një beteje që zgjati më shumë se gjashtë muaj", i tha AFP një zëdhënës i forcave pro-qeveritare, Reda Isa, transmeton lajmi.net.

Isa ka thënë se i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) po “shpërbëhet”.

Sirte është qyteti i fundit i madh që ishte nën kontrollin e Shtetit Islam. 

Image