Policia e Londrës përgatitet për sulmet e mundshme terroriste (Foto)

Bota March 19, 2017 - 21:50

Policia e Londrës ka simuluar një rrëmbim në një anije në lumin Thames të dielën, në kuadër të trajnimit për sulmet terroriste.

Policia ka thënë se më shumë se 200 oficerë të policisë dhe stafi morrin pjesë në ushtrimin e të dielës, duke përfshirë zjarrrfikës, ambulancat dhe rojet bregdetare, transmeton lajmi.net

“Skenari përfshinë një grup terroristësh që kanë kryer një rrëmbim në varkën e Thames, dhe me pengjet po synojnë të kryejnë një sulm terrorist”, kanë thënë nga Policia e Londrës.

Zyrtarët policorë kanë thënë se këto aksione po bëhen me qëllim që të jenë të përgaditur ndaj çdo sulmi eventual.

Ushtrimet po kryhen edhe me urdhrat e kryetarit të komunës, i cili kishte rekomanduar forcimin e masvave të sigurisë në lumenj. 

Image

Image

Image

Image