Flet bashkëshortja e sulmuesit të Londrës: Jam e trishtuar dhe tronditur

Bota March 28, 2017 - 11:08

Bashkëshortja e njeriut që vrau katër persona jashtë Parlamentit të Britanisë së Madhe në Londër javën që shkoi, e ka dënuar sulmin duke thënë se është e trishtuar dhe tronditur.

“Ngushëllime familjeve të viktimave. U uroj shërim të shpejtë të lënduarve,” ka thënë Rohey Hydara në një komunikatë e cila u publikua përmes policisë në Londër, transmeton Express.

Tashmë e veja e Khalid Masood shtoi: “Do të doja të kërkoja privatësi për familjen tonë, veçanërisht për fëmijët, në këtë kohë të vështirë.”

Policia beson se Masood – një britanik 52-vjeç me dënime për krime të dhunshme i cili kishte kaluar dy vite në Arabi Saudite – veproi i vetëm në sulmin me thikë dhe makinë të mërkurën e kaluar. Ai nuk kishte lidhje me ISIS-in./Express/