Vjedhje industriale e votave në Turqi (Video)

Bota April 16, 2017 - 20:17

Opozita turke është ankuar për manipulime në referendumin e zhvilluar sot në Turqi për ndryshime kushtetuese, teksa në dy video të publikuara në rrjetet sociale pohohet se ekspozohet manipulimi gjatë votimit.

Një video e publikuar në versionin online të gazetës turke “Cumhuriyet” tregon një person në një qendër të votimit në qytetin Eyyubiye, teksa vulos me “Po” fletat e votimit.

“Cumhuriyet” i konsideron skandal këto pamje, teksa shkruan se kutitë e votimit janë mbushur me vota “pro” referendumit. 

Ndërkaq, në një video tjetër, të publikuar nga "Sozcu",  që besohet se është xhiruar në Sanliurfa, ai që besohet se është zyrtar i qendrës së votimit voton "Po", duke thënë "oh...oh". 

Një tjetër skandal është raportuar në qytetin e Konyas. Nga një zarf dolën dy vota "Po". Pas ankesës së vëzhguesve, u vendos që të pranohet vetëm një votë. /Express/