Kinezët dhe rusët bashkojnë forcat: Vëzhgojnë anijet amerikane në Korenë e Veriut

Bota April 17, 2017 - 21:26

Kina dhe Rusia kanë dërguar një anije të luftës ‘spiune’ për të monitoruar grupin e aeroplanëve amerikanë që po shkojnë në drejtim të Koresë së Veriut, kjo sipas mediave japoneze në një kohë kur tensionet janë në rritje.

Kjo rritje e tensioneve ka bërë që Kina dhe Rusia t’i bashkojnë forcat dhe të monitorojnë veprimet e Amerikës në Korenë e Veriut, transmeton lajmi.net

Anijet kineze dhe ruse forcojnë aktivitet dhe mbikëqyrin në ujërat e hapsirës ajrore, thuhet në mediat japoneze.

Pekini ka kërkuar ndihmën e Rusisë për të parandaluar krizën në Korenë e Veriut, pas lëshimit të disa raketave bërthamore.

Lëshimet e bombave në Phenian ka bërë që edhe kompanitë ajrore të Kinës, të kenë një numër shumë më të vogël të pasagjerëve që realizojnë këto udhëtime.