ForeignPolicy: Turqia e izoloi veten me votimin e referendumit

Bota April 17, 2017 - 22:15

Vetëm rreth 51 për qind votues mbështetën referendumin në Turqi ndërsa opozita u zotua se do ta ndryshojë këtë rezultat.

Mirëpo, kjo nuk e ka ndaluar presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan nga shpallja e fitores.

“Bota perëndimore na sulmoi. Por ne nuk u ndalëm”, tha Erdogan të dielën, duke u bërë thirrje të gjithëve të respektojnë rezultatet.

Referendumi do t’i jap shumë kompetenca presidencës turke, duke i dhënë autoritet presidentit për të nxjerrë dekrete dhe të emëroj pse ose 13 Gjykatës së Lartë të Turqisë. N

ga Perëndimi kjo gjë është parë si humbje e demokracisë, ndërsa kujtojmë se ditën e zgjedhjeve kishe edhe fletëvotime të pavulosura, transmeton lajmi.net.

“Është e qartë ai është i ndjeshëm në çështjen e pranimit nga të huajt. Por rezultati i referendumit është ky; Turqia do të izolojë më tej veten nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë për ForeignPolicy, Bulent Aliriza, drejtor i Qendrës Strategjike dhe studimeve ndërkombëtare në Turqi.

Pas reagimit të OSBES-së për procedurat e votimit, Erdogan është mjaftuar duke thënë ‘I di limitet tuaja’.

“Referendumi do të ndikojë drejtpërdrejt në marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Evropian. BE-ja ka të ngjarë të ndalë negociatat për pranimin e Turqisë edhe pse nuk ka gjasë të pezullohen formalisht”, ka thënë Sinan Ulgen.

Ndërsa njohësi i politikës turke në Universtitin e Kolumbisë, David Philips ka thënë se ShBA nuk duhet t’i ndërpres marrëdhëniet me Turqinë.

“Por marrëdhëniet nuk mund të jenë më aq miqësore pasi më në Turqi nuk do të ketë demokraci”, ka thënë ai.