Franca thotë se ka prova që Assad përdori armë kimike në Siri

Bota April 19, 2017 - 21:52

Ministri i Jashtëm francez, Jean Marc Ayrault, ka reaguar këtë të mërkurë në lidhje me sulmin me armë kimike të 4 prillit në Siri, ku humbën jetën rreth 90 civilë.

“Kemi elementë që do të na mundësojnë të tregojmë se regjimi sirian ka përdorur shkencërisht armë kimike”, ka deklaruar Ayrault.

Shefi i diplomacisë franceze ka nënvizuar se shërbimet sekrete franceze po kryejnë një hetim. “Është çështje ditësh dhe do të mund të tregojmë provat”, ka thënë ai.

Nga ana e tij, presidenti sirian Bashar al Assad ka deklaruar se sulmi me armë kimike është “100 për qind një farsë”.

Por kundër tij ka dalë edhe Ministria izraelite e Mbrojtjes, që ka deklaruar se regjimi sirian është ende në zotërim të disa tonelatave armë kimike. “Ka nga 1 deri në 3 tonë armë në dispozicion”, kanë thënë burimet, përcjell TCH.

Në mbështetje të Assad është vetëm presidenti rus Vladimir Putin, i cili pak ditë pas ngjarjes tha se, ishte vetëm një pretekst që Amerika të kryente sulmin me raketa nda një baze ajrore siriane.