Kryeministri francez: Ta ndalim Le Penin, votojeni Macronin në balotazh

Bota April 23, 2017 - 21:04

Kryeministri i Francës, Bernard Cazeneuve, i është bashkuar apelit të kandidatit të mposhtur të Partisë Socialiste për president të Francës, Benoit Hamon, që votuesit e partisë të mbështesin centristin e pavarur Emmanuel Macron në rrethin e dytë të votimit në zgjedhjet presidenciale.

"Ju bëj thirrje solemnisht që të votoni për Emmanuel Macronin në rrethin e dytë, për të mposhtur Frontin Kombëtar dhe projektin shkatërrimtar të Marine Le Penit, që do të kthente Francën prapa dhe do të përçante popullin francez", ka thënë Cazeneuve, raporton Gazeta Express.

Macron, sipas llogaritjeve zyrtare ka marrë më së shumti vota në rrethin e parë të votimit dhe pritet të ballafaqohet në balotazh me ekstremisten djathtiste Marine Le Pen.