Trump dhe Putin do të takohen në korrik në Hamburg

Bota May 10, 2017 - 21:54

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të takohen në korrik në qytetin gjerman të Hamburgut, deklaroi sot ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Më 7 dhe 8 korrik 2017 Hamburgu do të presë samitin e G20-ës.

Lavrov, i cili takoi sot Trumpin në Uashington, tha se bisedimet e tyre ishin përqëndruar mbi bashkëpunimin e mundshëm për Sirinë, përcjell Atsh.

”Vendosja e paqes në Siri është prioriteti më i rëndësishëm”, theksoi Lavrov.