SHBA-të vazhdojnë të ndikojnë fuqishëm në Ballkanin Perëndimor

Bota May 24, 2017 - 23:57

Maqedonia, marrëdhëniet në mes Serbisë dhe Kosovës, Bosnja dhe Hercegovinë janë vende që po shkaktojnë destabilizim në Ballkan.

Këto janë arsyet që në javët e fundit rajoni ka qenë shpesh destinacion i zyrtarëve evropianë dhe amerikanë.

Takimet me diplomatët amerikanë në Beograd, të liderëve të Ballkanit Perëndimor me Federica Mogherinin tregojnë se po tentojnë të zgjidhin problemet dhe kjo është arsyeja kryesore pse Uashingtoni dhe Brukseli janë të përfshira në mënyrë aktive në operacion, transmeton lajmi.net.

“Është shumë e rëndësishme që BE-ja e ka kuptuar se ka humbur ndikimin në Ballkanin Perëndimor. Vizitat e zyrtarëve të lartë të Brukselit në Shkup nuk patën sukses deri në ardhjen e Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Hoyt Lee. Ky i fundit ndikoi te presidenti Ivanov në përshpejtimin e zgjidhjes së krizës, mirëpo ende nuk mund të flitet për përfundimet”, ka thënë Aleksandra Joksimoviq nga Qendra për politikë të jashtme.

“Përgjegjësia ndaj Ballkanit dhe Evropës në Amerikë shfaqet vetëm kur është e nevojshme të ndërhyhet dhe të tregohet autoriteti dhe fuqia e saj. Kjo është treguar në Maqedoni”, ka thënë një komentator i politikës së jashtme, Milano Misiq.

Joksimoviq ka theksuar se SHBA  ndikon më fuqishëm se çdo akterë tjetër në Ballkanin Perëndimor.

“Ngjarjet e kohëve të fundit kanë vërtetuar se  Shtetet e Bashkuara pavarësisht ndryshimeve të administrativit  vazhdojnë të kenë ndikim vendimtar në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ajo.

Sipas analistëve anëtarësimi në Bashkimin Evropian kontribuojnë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.