Pesë persona humbin jetën nga rryma në një pishinë në Turqi

Bota June 23, 2017 - 20:03

Tre fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga rryma në një pishinë në veri-perëndim të Turqisë, ndërsa pesë persona tjerë janë lënduar dhe janë duke u trajtuar në spital.

Incidenti ka ndodhur në qytetin Akyazi në provincën Sakarya, shkruan BBC.

Menaxheri i pishinës bashkë me djalin e tij janë përpjekur t’i ndihmojnë duke i dërguar edhe në spital, por që asnjëri nuk shpëtoi.

Ende është e paqartë arsyeja e elektrizimit.

Image