Parandalohet një sulm terrorist në Mekë

Bota June 23, 2017 - 22:06

Forcat e Sigurisë në Arabinë Saudite kanë parandaluar një sulm terrorist në Xhaminë e Madhe në Mekë, ka thënë zëdhënësi i Minsitrisë së Brendshme Saudite, Mansour al-Turki.

Operacioni ishte planifikuar nga tre grupe terroriste, dy me bazën në Mekë, ndërsa i treti në Jeddah, me cak besimtarët që po luteshin në xhami, transmeton Klan Kosova.

Një terrorist, që po fshihej në një shtëpi në lagjen Ajyad, ka hapur zjarr në forcat e sigurisë, duke refuzuar të dorëzohet, ndërsa më pas ka hedhur veten në erë.

Gjashtë qytetarët dhe pesë anëtarë të forcave të sigurisë janë plagosur lehtë, ndërsa policia ka arrestuar pesë persona, duke i marrë në pyetje pastaj.