Pamje nga tentim-sulmi në Mekë (Foto&Video)

Bota June 23, 2017 - 22:14

Forcat Saudite të Sigurisë kanë parandaluar një sulm në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë të Mekës të premten, raporton televizioni shtetëror Al-Ekhabariya dhe Al Arabiya.

Al Arabiya tha se forcat e sigurisë gjetën dy grupe terroriste në Meka dhe një grup të tretë në qytetin e Jeddah.

Sulmi i paramenduar kishte në cak besimtarët në xhami, tha televizioni, transmeton Gazeta Express.

As Al Arabiya as Al-Ekhabariya nuk dhanë më shumë detaje. Njerëzit në rrjete sociale janë duke postuar fotografi nën hashtagun #Mecca, ku po publikojnë fotografi të ndryshme.

Një fotografi e publikuar në Twitter shfaq një tym të zi duke dalë nga Meka.

 

 

Image