Tre mjek të plagosur dhe një i vdekur nga të shtënat në spitalin e New York-ut

Bota June 30, 2017 - 23:08

Mediat amerikane raportojnë se nga të shtënat që ndodhën sot në një spital të New Yorkut, janë plagosur tre mjek, kurse sulmuesi është qëlluar për vdekje nga forcat policore.

Sulmuesi i veshur si mjek ka hapur zjarr në spitalin e Bronx Lebanon, duke plagosur tre mjek, raporton Reuters.

Personeli mjekësor, për t’i shpëtuar më të keqes, ishin fshehur deri sa sulmuesi qëllonte me armë zjarri, por policia ka arritur ta neutralizojë atë, i cili është gjetur i vdekur në vendin nga qëllonte.

Fillimisht mediat kishin raportuar për dëme të mëdha në spital, pa dhënë sqarime tjera.