Detaje të reja rreth incidentit me 9 të lënduar në Boston (Video)

Bota July 03, 2017 - 20:56

Disa persona janë lënduar në Boston kur një shofer taksie ka humb kontrollin e makinës së tij dhe goditi një grup kalimtarësh në trotuar, raportojnë mediat lokale.

The Boston Globe raporton se të paktën nëntë persona janë lënduar në këtë incident në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar Logan.

Viktimat janë dërguar në disa spitale të zonës.

Globe citoi zyrtarë të cilët thanë se incidenti nuk duket të ketë lidhje me terrorizëm derisa zyrtarë të tjerë nuk besojnë se incidenti ishte i rastësishëm.