Aksion i madh i policisë në Serbi: 360 të arrestuar

Bota July 16, 2017 - 12:36

Policia në Serbi ka ndërmarr një aksion të madh në të cilin ka arrestuar 360 persona. Operacioni “Ares” është konfirmuar nga ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, shkruan b92, transmeton zeri.info.

Sipas ministrit Stefanoviq, policia ka qenë në përcjellje të një rrjeti të gjerë kriminal në të gjithë vendin i cili sot ka rezultuar me arrestimin e më se 360 personave për vepra të ndryshme penale./Zeri/