Bllokohet kufiri më i madh në botë

Bota September 22, 2017 - 20:14

Zyrtarët e Kalifornisë kanë paralajmëruar për rrëmujë në lëvizje gjatë fundjavës pasi një nga vendkalimet më të mëdha kufitare do mbyllet për ndërtim.

Hyrja e Porto San Ysidro, në mes të San Diego në Kaliforni dhe Tijuana në Meksikë do mbyllët për udhëtarët në jug për 57 orë.

Kalimi i këmbësorëve, automjeteve dhe kamionëve në veri të Meksikës nuk do preken nga kaosi. Dihet se është vendkalimi më i madh në botë pasi mijëra njerëz kalojnë kufirin çdo ditë.

Projekti i zgjerimit që ka kosto 741 milionë dollarë do shkaktojë rrëmujë në trafik deri në fund të 2019.

Qeveria e San Diego ka vendosur që ta bëjë këtë projekt pasi do ketë rritje 87% të trafikut të automjeteve deri në vitin 2030.