Sulmi ajror i SHBA-ve në Afganistan shkakton viktima civile

Bota September 27, 2017 - 23:28

Një sulm ajror i SHBA-ve, kundër militantëve në kryeqytetin e Afganistanit, në Kabul, ka shkaktuar viktima civile, pas dështimin në funksionimin e një rakete.

Sulmi ishte si mbështetje për trupat afgane që ishin duke luftuar kryengritësit të cilët sulmuan aeroportin në Kabul me raketa, menjëherë pas vizitës së Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Jim Mattis.

Ende nuk është e qartë se cili është numri civilëve të vdekur dhe të lënduar.

Së fundmi SHBA-të kanë konfirmuar që do të dërgojnë edhe 3,000 trupa shtesë në Afganistan.