Merkel dorëzohet para kërkesave të aleatëve?

Bota October 08, 2017 - 23:52

Angela Merkel dhe konservatorët e Bashkimit Demokratik kanë pranuar kompromis me aleatët e saj bavarez CSU.

Sipas marrëveshjes, numri i emigranteve në Gjermani do të kufizohet, kanë thënë burime pranë këtyre bisedimeve.

Marrëveshja e arritur në parim pas bisedimeve gjithë-ditore në Berlin, ka për qëllim për t’i dhënë fund konfliktit dyvjeçar në mes të dy grupeve  dhe të lejojë formimin e qeverisë, së bashku me partitë e tjera të vogla, pas zgjedhjeve parlamentare në fund të shtatorit, transmeton Indeksonline.

“Marrëveshja parimore është arritur, ka ende nevojë për të punuar në marrëveshjen përfundimtare”, tha ai për një burim të afërt me negociatat.

Pika qendrore e kompromisit është se kaneclarja dhe demokratët e saj të krishterë për herë të parë pranojnë një lloj kufiri të sipër për numrin e azil-kërkuesve që Gjermania do ta pranojë.

Sipas një marrëveshjeje kornizë të arritur në Berlin, të dy palët synojnë të vendosin synimin për të kufizuar numrin e të ardhurave të azilkërkuesve në 200 mijë në vit.