Samiti i NATO-s: Maqedonia bëhet pjesë e Aleancës posa ta kryejë referendumin për emrin

Bota July 11, 2018 - 18:26
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Të 29 vendet anëtare të Aleancës Veriatlantike vendosen sot që Maqedonisë t’i japin ftesë për nisjen e bisedimeve para-aderuese.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se vendimi vjen pas Marrëveshjes historike midis Athinës dhe Shkupit për emrin.

Stoltenberg tha se pas përfundimit te bisedimeve dhe pas zgjidhjes se çështjeve të brendshme lidhur me emrin, Maqedonia do të bëhet anëtarja e 30 e NATOs

“E kemi mirëpritur me ngrohtësi Marrëveshjen historike të muajve të fundit mes Shkupit dhe Athinës. Dhe sot ramë dakord që të ftojmë qeverinë e Shkupit që t’i fillojë bisedimet paraqasëse. Me të plotësuar të gjitha procedurat kombëtare, posa të finalizohet marrëveshja e emrit, vendi do të bëhet pjesë e NATO-s si anëtari jonë i 30-të", dekalroi Jens Stolenberg në konferencë shtypi në Bruksel.