Gjendje shtetrrethimi në Beograd për shkak të vizitës së Putinit

Bota January 15, 2019 - 11:03
Lexoni më shumë detaje

Për sigurinë e presidentit rus Vladimir Putin, i cili arrin më 17 janar në Serbi, janë angazhuar mijëra policë serbë, flitet për një numër prej 7.000 pjesëtarëve të njësisë speciale, raportojnë mediet serbe, transmeton zeri.info.

Gjithashtu, thuhet se në Beograd tashmë kanë ardhur rreth 250 pjesëtarë të njësisë speciale ruse dhe sigurimi personal i presidentit rus. Ata po e kontrollojnë zonën ku pritet të lëviz Putini, vendtakimet, klima-pajisjet, ushqimin, internetin etj. Gjithashtu kapakët e pusetave do të mbyllen hermetikisht, snajperitët do të shpërndahen në majat e ndërtesave më të larta në Beograd.

Rusët janë duke ardhur me teknologji të përparuar për parandalimin e sulmit me dronë, pajisje të cilat Serbia nuk i ka.

Për sigurinë e Putinit do të angazhohet dhe ushtria e Serbisë. Tre “Mig” serb do të shoqërojnë avionin e presidentit rus nga momenti kur hynë në hapësirën ajrore të Serbisë.

 Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është shprehur se me rastin e ardhjes së presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin në Serbi, bashkëpunimi me Rusinë është i rëndësishëm për të ardhmen e vendit të tij. Vuçiqi, në një intervistë televizive për TV Pink, njoftoi se gjatë vizitës së Putinit do të nënshkruhet 21 marrëveshje./Zeri