Jep dorëheqje Presidenti i Kazakistanit, mik i Pacollit

Jep dorëheqje Presidenti i Kazakistanit, mik i Pacollit

Bota March 19, 2019 - 15:24
Lexo Detajet

Nursultan Nazarbayev, Presidenti i Kazakistanit i cili ka sunduar për 3 dekada me këtë vend ka dhënë dorëheqje të martën.

Nazarbayev dorëheqjen e ka shpallur në një adresim televiziv, ku ka theksuar se vendimi për largim nga detyra nuk ka qenë i thjeshtë.

78-vjecari ka udhëhequr pothuajse në mënyrë të pa sfiduar ish –republikën sovjetike të pasur më gaz që nga viti 1990.

Ai, sipas BBC është fokusuar në reformimin ekonomik të vendit duke refuzuar demokratizimin e sistemit politik.

Kazakistani është një nga vendet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. E lidhja e vetme që dy vendet kanë është Ministri i Jashtëm aktual i Kosovës Behgjet Pacolli, i cili me kompaninë e tij “Mabetex” është i angazhuar në shumë projekte ndërtimore.

Pacolli është vizitor i shpeshtë në kantieret e ndërtimit të “Mabetex” në Astana ku ka qindra punëtorë nga Kosova.