200 persona e ndoqën direkt në Facebook sulmin në Zelanden e Re, asnjë nuk e raportoi

200 persona e ndoqën direkt në Facebook sulmin në Zelanden e Re, asnjë nuk e raportoi

Bota March 19, 2019 - 16:16
Lexo lajmet e fundit nga bota

Janë qindra njerëz që e kanë ndjekur drejtpërdrejtë sulmin në Christchurch që ndodhi javën e kaluar në Zelanden e Re.

Por asnjë nga këta nuk kishte alarmuar se po ndodhte diçka.

Në videon që zgjat 17 minuta të publikuar nga sulmuesi, shihet duke e përgatitur këtë sulm.

Po ashtu aty shihet teksa merr armët dhe fillon të gjuaj mbi viktimat, duke lënë kështu 50 të vdekur, dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Lajmin i parë për ngjarjen erdhi tek pas 12 minuta të përfundimit të video, bën të ditur zyrtarët e facebook në një konferencë për media, shkruan Der Spiegel përcjellë Klan Kosova.

Ky publikim u pa nga njerëzit më shumë se 4 mijë herë para se të fshihej nga rrjetet sociale.