Ish presidenti brazilian, arrestohet për korrupsion

Ish presidenti brazilian, arrestohet për korrupsion

Bota March 21, 2019 - 16:40

Ish presidenti i Brazilit, Michel Temer, i cili ka luajtur rol kyç në rrëzimin nga pushteti të rivalit të tij Dilma Rousseff në vitin 2016, është arrestuar nga policia federale, transmeton Zeri.info.

Mediat braziliane raportojnë se Temer është arrestuar në Sao Paolo të enjten në mëngjes, si pjesë e një operacioni për pastrimin e parave, hetimi më i madh i këtij vendi për korrupsion, i cili ka quar në arrestimin dhe dënimin e një numri të madh të elitës politike braziliane.

Derisa ishte president, Temer është akuzuar për krime të ndryshme, përfshirë korrupsionin, shantazh dhe pengim të drejtësisë, por kishte arritur të shmang procedurat e rrëzimit si president, për shkak të aleancave të tij në Kongres. Që nga atëherë, arrestimi i tij ka qenë i pashmangshëm, pasi më nuk ka mbrojtje ligjore që ka gëzuar si president.

Temer ishte zëvendës-president në kohën e presidencës së Dilma Rousseff dhe kishte ardhur në pushtet pasi presidentja e parë femër e Brazilit, ishte rrëzuar nga parlamenti për shfrytëzim ilegal të parave nga bankat shtetërore./ZERI