Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Forumin Ekonomik të Vjenës

Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Forumin Ekonomik të Vjenës

Bota May 19, 2019 - 18:27
Lexoni detajet e fundit

Delegacioni qeveritar udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, sot dhe nesër do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Siç deklarojnë nga shtypi i Qeverisë përveç diskutimeve për mundësinë investuese në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të forumit të delegacionit qeveritar, në përbërjen e së cilës është edhe zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Koço Angjueshve, ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe ministri i Arsimit, Arbër Ademi, do të realizojnë takim me përfaqësuesit e kompanive austriake.

Pasdite është parashikuar edhe një takim i kryeministrit Zoran Zaev dhe ish-presidentit të Republikës së Austrisë, Hajnz Fisher./Telegrafi/