Presidenti i Austrisë shkarkon të gjithë ministrat e ekstremit të djathtë

Presidenti i Austrisë shkarkon të gjithë ministrat e ekstremit të djathtë

Bota May 21, 2019 - 15:30
Lexoni më shumë detaje

Presidenti austriak Alexander van der Belen shkarkoi ministrin e brendshëm Herbert Kickl (FPO, ekstremi i djathtë) dhe nga qeveria shkojnë të gjithë ministrat e FPO, lideri i mëparshëm i të cilës ishte Heinz-Christian Strache.

Të martën kancelari konservator austriak, Sebastian Kurz njoftoi shkarkimin e ministrit Kickl pas publikimit të një video komprometuese për këtë parti.

“Në marrëveshje me presidentin e republikës, i propozova presidentit të republikës që të shkarkojë ministrin e Brendshëm”, njoftoi Kurz gjatë një konference për shtyp.