Ministri francez jep dorëheqjen për një arsye interesante

Ministri francez jep dorëheqjen për një arsye interesante

Bota July 16, 2019 - 15:55
Lexo tjera detaje

Ministri francez i Mjedisit, François de Rugy, që ishte në qendër të polemikave mbi shpenzimet marramendëse, ka dhënë dorëheqje.

“Sulmet dhe linçimi i mediave që kishte për cak familjen time më kanë detyruar të tërhiqem. Unë e kam paraqitur dorëheqjen time tek kryeministri këtë mëngjes”, ka deklaruar Rugy.

De Rugy gjithashtu tha se ai kishte ngritur një padi për shpifje ndaj Mediapart, uebsajti që merret me hulumtime që e publikoi shkrimin për shpenzimet e tij ekstravagante, duke përfshirë edhe darka luksoze, transmeton Klan Kosova.

Mediapart kishte pretenduar se kishte më shumë se 10 darka të këtij lloji mes muajit tetor të vitit 2017 dhe qershorit të vitit 2018. Sipas këtij uebsajti hulumtues, personeli kishte shërbyer shishe të verërave të cilësisë së mirë dhe të shampanjave që ishin marrë nga bodrumet parlamentare për msysafirët që ishin kryesisht miq privat të çiftit.

Në ndërkohë, de Rugy në një intervistë për televizionin francez BFM ka insistuar se ai nuk ka paguar “asnjëherë më shumë se 33 euro për një shishe vere”, “nuk e ha gaforren për shkak të alergjisë në ushqimet e detit” dhe e shmang shampanjën për shkak se “i shkakton kokëdhimbje”.