Meksikë, gjenden 29 trupa pajetë në qese plastike

Meksikë, gjenden 29 trupa pajetë në qese plastike

Bota September 18, 2019 - 13:23
Detajet

Autoritetet meksikane thanë të martën se kishin gjetur 29 trupa, të paketuar në më shumë se njëqind qese plastike, të hedhura në një varr klandestin në shtetin e dhunshëm perëndimor të Jalisco.

Vrasjet në Meksikë arritën rekordin më të lartë në gjysmën e parë të vitit.

Prokurori i Përgjithshëm i Jalisco Gerardo Solis tha në një konferencë për shtyp se që nga bërja e zbulimit rrëqethës në komunën Zapopan javën e parë të shtatorit, hetuesit kishin numëruar 13 trupa të plotë dhe 16 të paplotë, përcjell TV21.

Qeveria e shtetit dhe prokurori i përgjithshëm i shtetit thanë që dy prej viktimave ishin gra, dhe se të paktën katër kishin të dhëna penale, pa specifikuar krimet e tyre.

Në Meksikë, kartelet shpesh rrëmbejnë dhe vrasin rivalët e tyre, shumë prej të cilëve janë varrosur në varret klandestine të shpërndara në të gjithë vendin.

Autoritetet nuk kanë thënë ende nëse varri masiv ishte i lidhur me dhunën e karteleve, megjithëse Jalisco është shtëpia e disa kartelave, përfshirë një prej më famëkeqve të vendit.

Karteli i gjeneratës së re Jalisco, sipas autoriteteve amerikane, është një nga pesë organizatat kriminale më të rrezikshme në botë.