CNN: Sot s’pritet të nënshkruhet asnjë marrëveshje SHBA-Iran

CNN: Sot s’pritet të nënshkruhet asnjë marrëveshje SHBA-Iran

Bota May 24, 2026 - 20:02

Pavarësisht që raportohet se bisedimet janë duke shkuar mirë, një marrëveshje ndërmjet SHBA-së dhe Iranit nuk pritet të nënshkruhet gjatë së dielës.

Kështu ka raportuar CNN, duke u thirrur në një zyrtar të lartë të administratës amerikane.

Sipas zyrtarit, detajet e marrëveshjes janë ende duke u negociuar.

Ky zyrtar i administratës ka thënë se Irani është zotuar në parim për ta rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe të asgjësojë rezervat e tij të uraniumit të pasuruar, si pjesë e marrëveshjes me SHBA.

Se si do të asgjësohet saktësisht rezerva mbetet për t’u negociuar, shtoi zyrtari, si dhe kohëzgjatja e një moratoriumi për pasurimin e uraniumit në të ardhmen.